Momenti kur nëna në Kinë sakrifikon veten për të shpëtuar të bijën nga përmbytjet

Azia

Momenti kur nëna në Kinë sakrifikon veten për të shpëtuar të bijën nga përmbytjet

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 06:35
Pamje nga videoja

Një nënë në Kinë ka sakrifikuar jetën e saj për të shpëtuar të bijën e vogël.

Ajo ka mbetur e vdekur gjatë përmbytjeve masive në Kinë, ndërsa para pak vdekjes, ka vendosur të bijën në një zonë të sigurt.

Vajza arriti të nxirrej e gjatë nga rrënojat e një banese të mërkurën. Autoritetet thonë se trupi i nënës së saj u gjet i pajetë një ditë më vonë. Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, ndërsa shpëtuesit, kanë treguar momentet ku kanë shpëtuar të bijën.

“Po dëgjonim të qare fëmije, u afruam për të mësuar ç’po ndodhte. E gjetëm vajzën në një zonë të thatë, e tmerruar në atë errësirë të madhe”, tha një prej pjesëtarëve të kërkim-shpëtimit.

Prej ditësh Kina është duke u përballur me shira të shumta e përmbytje masive. Të paktën 12 persona janë shpallur të vdekur deri më tani, ndërsa qindra të tjerë janë ende të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat