Nuk e lejoi të blinte akullore dhe e quajti të trashë, kinezja e mbyti me gërshërë të dashurin

Azia

Nuk e lejoi të blinte akullore dhe e quajti të trashë, kinezja e mbyti me gërshërë të dashurin

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:47
Kinezja e mbyti me gërshërë të dashurin

Një grua në Kinë e ka goditur për vdekje me gërshërë të dashurin e saj në rrugë, i cili u mundua ta poshtëroj publikisht duke e quajtur të “trashë”.

Ai ishte munduar ta ndalë që të blejë një akullore dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, i kishte thënë se tashmë është në mbipeshë.

Mediat kineze raportojnë se sulmuesja është arrestuar nga policia, ndërsa incidenti ka ndodhur në qytetin Zhumadian në pjesën qendrore të Kinës.

Sipas policisë e dyshuara e identifikuar vetëm si Wang ishte grindur me partnerin e saj i njohur si Zhang, të cilin e sulmoi me një palë gërshërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat