Volkwagen shfaqë të vetmin Arteon për pista, të pajisur me afro 500 kuaj fuqi

Auto

Volkwagen shfaqë të vetmin Arteon për pista, të pajisur me afro 500 kuaj fuqi

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 06:34
Volkswagen Arteon

Ky Arteon i integruar, pritet të tregojë suksese krahas makinave tjera të kësaj kategoria në pistë

Më ta pajisur një Jetta me 600 kuaj fuqi, që të tregojë forcën në Bonneville Salt Flats, Volkswagen është fokusuar te Arteor, që ta adoptojë si një makinë pistash, transmeton Telegrafi.

I quajtur ART3on, ky sedan është modifikuar nga Volkswagen Australia, një javë para se të zhvillohet në Sydney, World Time Attack Challenge.

I bazuar në R-Line, modeli me 2.0 litra TSI, ka pësuar ndryshime të konsiderueshme. Për dallim prej standardit që ka 268 kuaj fuqi, ART30n prodhon 483 kuaj fuqi.

Me sistemin 4Motion që ka shtatë njësi transmisioni, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 3.9 sekonda, duke e bërë Arteonin më të shpejtë ndonjëherë.

Vlen të theksohet se matja e shpejtësisë është kryere në terren të pjerrët, ndërsa gjatë lëvizjes në rrugë normaleky Volkswagen Arteon, pritet të shkojë edhe më shpejtë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat