Beetles nga viti 1964 në shitje për 1 milion dollarë

Auto

Beetles nga viti 1964 në shitje për 1 milion dollarë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:30
Beetles

Ndërkohë që Volkswagen muajin e kaluar njoftoi se më 2019 do të ndalojë prodhimin e Beetles së re, e lansuar në shekullin e kaluar, në treg vazhdon të ketë disa nga modelet e saja të para dhe atë me çmime astronomike.

Një nga veturat e tilla që zgjon interesimin e koleksionistëve ka dalë në shitje në internet dhe bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë nga viti 1964, në Portland, Oregon.    

Vetura ishte blerë nga Roodey Zvarich para pesë dekadash, por ajo ka vetëm 35 kilometra të kaluara gjatë periudhës 1966-2016 dhe ende mban ngjyrën e parë. 

Enterieri i veturës është pothuajse në gjendjen kur ka dalë nga fabrike, përfshirë dyert, pasi ajo kryesisht nuk ishte vozitur.

Kur pronari i veturës Roodey Zvarich vdiq më 2014, atë e trashëgoi një i afërm i familjes, i cili tash për shitjen e Beetle 54-vjeçare kërkon hiq më pak se një milion dollarë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat