Njihuni me kabinën e SUV Shkoda

Auto

Njihuni me kabinën e SUV Shkoda

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:36
SUV Shkoda

Shkoda ka publikuar fotot e para të brendësisë së modelit Kodiaq RS, një javë para premierës botërore të planifikuar për panairin e veturave në Paris.

Kodiaq RS është i pajisur me ulëse sportive të mbuluara me lëkurë, ndërsa pedalet janë bërë prej çeliku inoks. 

Vetura do të jetë në dispozicion në versionet 5 dhe 7 ulëse, ndërsa automobili përbëhet ekskluzivisht nga motori 2.0 bi-turbo TDI i lidhur me ndërruesin automatik të shpejtësive DSG që transferon fuqinë në të gjitha katër boshtet.

Kompania çeke ka njoftuar se Kodiaq RS do të dorëzohet standard me rrota aliazhi prej 20 inç, dritat LED dhe një panel digjital instrumentesh, përshtatur për versionin RS.

Për t'i dhënë shoferit dhe pasagjerëve një ndjenjë të plotë të makinës sportive, prodhuesi çek për herë të parë do të inkorporojë gjeneratorin motorik  Dynamic Sound Boost në një nga modelet e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat