Seat Tarraco – SUV-i më i madh spanjoll

Auto

Seat Tarraco – SUV-i më i madh spanjoll

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:37
Seat Tarraco

Prodhuesi spanjoll Seat ka publikuar fotografitë e reja të modelit SUV Taracco.

Pas Arona dhe Ateca, SUV-i i tretë spanjoll do të ketë emrin që ka të bëjë me një rajon gjeografik të këtij shteti. 

Tarraco është emri i lashtë i qytetit modern Taragona, i cili ndodhet në Katalonia, në brigje të Mesdheut, që njëherësh ishte edhe kështjella më e vjetër romake në Gadishullin Iberik.

Sipas dimensioneve, Tarraco ngjason me modelet Shkoda Kodiaq (4.697/1.882/1.676 mm) dhe VW Tiguan Allspace (4.701/1.839/1.674 mm).

Seat tash për tash ka bërë të ditur vetëm sa do të jetë gjatësia e veturës - 4.735 mm dhe lartësia 1.658 mm. SUV i ri do të jetë i pranishëm edhe në variantin me 7 ulëse.

Motorizimi përbëhet nga dy benzinë 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi dhe 2.0 TSI me 190 kuaj fuqi, dhe dy dizelë 2.0 TDI me dy opsione me 150 kuaj fuqi dhe 190 kuaj fuqi. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet versionit me motorë të përparmë dhe motor të bazuar në të katër boshtet.  

Seat Tarraco arrin në sallonet e shitjes në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa do të prodhohet në Wolfsburg të Gjermanisë, së bashku me Tiguan Allspace. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat