Volkswagen mbështet SHBA, pezullon aktivitetet në Iran

Auto

Volkswagen mbështet SHBA, pezullon aktivitetet në Iran

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:05
Volkswagen

Kompania gjermane e prodhimit të makinave, Volkswagen, do të pezullojë pjesën më të madhe të aktiviteteve në Iran, teksa këta të fundit po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga SHBA.

Volkswagen deri më tani nuk ka konfirmuar lajmin, por sipas “Bloomberg” administrata amerikane ka bindur kompaninë gjermane të mbështesë sanksionet.

Ambasadori i SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, tha se negociatat me zyrtarët e Volkswagen-it kanë zgjatur gjatë, raporton Bloomberg.

“Nga Volkswagen-i është thënë se do të respektojnë sanksionet ndaj Iranit. Jemi të kënaqur me këtë vendim. Irani, në vend që resurset ekonomike t’i drejtojë drejt popullit, i drejton drejt përhapjes së jostabilitetit global dhe dhunës”, shtoi ai.

Pakoja e parë e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të mbi Teheranin ka të bëjë kryesisht me industrinë e automobilave, e cila punëson numrin më të madh të iranianëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat