Mazda CX-3 i ri do të ketë platformë më të gjerë

Auto

Mazda CX-3 i ri do të ketë platformë më të gjerë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 00:27
Mazda CX-3

Gjenerata re e Mazda CX-3 është në përpunim e sipër, ndërsa do të vije para 2020-ës me disa ndryshime krahasuar me modelit paraprak.

Meqenëse paraardhësi nuk ishte më i madhi i llojit të vet, i riu do të të ketë platformë tërësisht të re, që është shumë më e madhe.

Pasi CX-3 i tanishëm është bazuar në platformën e Mazda2, i riu do ta ketë atë të Mazda3 me përmasa shumë më të mëdha, që pritet të shihet në LA Motor Show.

Në këtë formë, CX-3, do ta ketë të mundur t’i bëjë ballë rivalëve si Toyota C-HR dhe Hyundai Kona.

Së bashku me zgjerimin e platformës, CX-3 do ta ketë edhe motorin SkyActivX me gjashtë shpejtësi manuale ose automatike.

Ndryshimet tjera nuk dihet, por pritet të jenë në ulëse me të rehatshme, sistem në të fuqishëm dhe të ofrojë udhëtim sa më të lehtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat