Lamborghini feston 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, me një xhiro rreth Italisë

Auto

Lamborghini feston 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, me një xhiro rreth Italisë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 00:41
Lamborghini

Për të festuar 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, Lamborghini ka ftuar edhe 20 makina tjera klasike. Më shtatë shtator, ka nisur xhiroja prej nëpër pjesën qendrore të Italisë, që ka zgjatur 800 kilometra.

Perugia ishte qyteti i nisjes, ndërsa kolona e makinave të rralla, përshkoi nëpër shumë pjesë historike dhe peizazhe përrallore deri në Emilia-Romagna.

Vëmendja më e madhe, iu dha Espada Series 3 e prodhuar më 1973, pronari i së cilis u identifikua nga Lamborghini si shfrytëzuesi i vetëm i saj.

Më pas rëndësi nuk pati as Islero S i prodhuar më 1968, pronari i së cilës u konsiderua si më “besniku” që nuk e nxori kurrë nga Sant’Agata Bolognese.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat