Mercedes GLE 2019 duket se është gati për prodhim

Auto

Mercedes GLE 2019 duket se është gati për prodhim

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 00:25
Mercedes GLE 2019

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë ndryshimet e fundit në gjeneratën e re të GLE që do të lansohet gjatë vitit që vjen. Ky model i gjerë dhe luksoz, që pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë tetorit në Paris Motor Show, është parë nga afër nga spiunët dhe duket se është gati për prodhim.

Ekspertët thonë se ka ngjashmëri të madhe me GLC, megjithëse përfundime i ka shumë më ndryshe. Në këtë model është aplikuar filozofia dizajnuese ‘Sensual Purity’ që ia ka hequr shumë rrudha, duke ia bërë pamjen shumë më të pastër.

Pamjet pa asnjë shtresë kamuflazhi, tregojnë mirë pjesën e përparme, ku shihet grilli gjigant, si dhe dritat me ndryshime, megjithëse në to ka shirita ngjitëse. Dritat që janë prapa, janë mbuluar në masë të madhe, me një material që ka ngjyrën e njëjtë si eksterieri. Megjithatë, në këtë set të fotografive të spiunëve, nuk ka arritur të kapet enterier.

Kjo makinë që lansohet vitit që vjen, pritet ta ketë motorin 3.0-litra, si dhe pjesën elektrike që do t’i ndihmojë në qarkullim. Sipas këtyre pamjeve, duket se Mercedes GLE është gati për prodhim dhe mund të hyjë në treg shumë më parë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat