Cupra Arona "sulmon" Nissan Juke Nismo

Auto

Cupra Arona "sulmon" Nissan Juke Nismo

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:33
Cupra Arona

Seat planifikon të paraqesë në vitin 2020 një version sportiv të crossover më të vogël të tij, i cili do të marrë distinktivin e nënbrendit Cupra.

Cupra Arona me performancë të lartë do të përdorë platformën mekanike MQB A0 mbi të cilën bazohet VW Polo GTI, shkruan revista spanjolle Motor.

Vetura do të ketë motor benzinë me katër cilindra 2.0 litra turbo me rreth 200 kuaj fuqi.

Arona do të pësojë ndryshime të tjera në krahasim me versionin standard, duke përfshirë instalimin e frenave më të fuqishme.

Kur vjen puna te tregu, deri në fund të vitit 2020 kjo makinë do të jetë konkurrente e modeleve si Nissan Juke Nismo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat