Seat po forcohet për të rivalizuar me Alfa Romeo

Auto

Seat po forcohet për të rivalizuar me Alfa Romeo

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:13
Seat po bën përpjekje, që të mposhtë një prej sedanëve më të mirë për momentin.

Kjo nënkupton se Seat po bën përpjekje, që të mposhtë një prej sedanëve më të mirë për momentin.

Prodhuesi spanjoll Seat, që është nën Volkswagen Group, për një kohë të gjatë është marrë me punimin e modeleve që i krijonte VW, ndërsa ka krijuar edhe disa modele speciale nga divizioni Cupra.

Automotive Brand Europe, raporton se Volkswagen ka plane të mëdha për Seat, në mesin e tyre edhe të rivalizojë me modelet nga Alfa Romeo.

Kohë më parë, VW është përpjekur të rivalizonte prodhuesin italian, me ndihmën e drejtuesit Ferdinand Piech, që e ka dizajnuar shumë të kërkuarin Volkswagen Phaeton.

Madje, ai i pëlqente aq shumë modelet nga Alfa Romeo, sa ka dashur t’i blejë të gjithë inxhinierët dhe dizajnerët kryesorë të angazhuar për prodhimin e tyre.

Drejtuesi i tanishëm Herbert Diess, po përpiqet të krijojë modele nga Seat, që kanë për shënjestër të rinjtë, që nuk e njohin Alfa Romen kur ishte në ditët e saj më të mira.

“E re, sportive, e dashur, emocionale – këto elemente, do t’i bëjë makinat nga Seat të pozicionohen sa më lartë”, ka thënë Diess.

Ai pretendon se kompania që dikur ishte shtetërore spanjolle, i ka klientët më të rinj në moshë, në tërë tregun automobilistik evropian, ndërsa ka ende modele atraktive për të ofruar.

“Për moshatarët e mi dhe ata pak më të rinj, Alfa është e mahnitshme. Por, pyesni ata prej 25 deri në 30-vjeçar, do t’ju shikojnë të habitur”, ka përfunduar Diess.

Për të rivalizuar Alfa Romen dhe për të krijuar Sedan të nivelit të lartë, Seat do të investojë dy të katërtat e të ardhurave të përgjithshme. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat