Brabus prezanton projektin e ri të bazuar në gjeneratën e re të Mercedes G 500

Auto

Brabus prezanton projektin e ri të bazuar në gjeneratën e re të Mercedes G 500

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:06
Brabus

Me raundin e ri të modifikimit të Mercedes G-Classës, Brabus e fillon me një modifikim “të lehtë” të modelit të gjeneratës së re - G 500. Ai tani ka 500 kuajfuqi, por ndoshta një ditë do të ketë 1,000 kuajfuqi.

Brabus është kompania më e njohur për modifikimin e modeleve të G-Classës së Mercedesit. Ndër automjetet më të mira në botë për të gjitha terrenet është gjithsesi Brabus 900, transmeton Koha.net. Ashtu siç i shkruan edhe në emër, motori i tij V12 është me kapacitet prej 900 kuajfuqi dhe ekzistojnë vetëm 10 modele të tilla.

Sa i përket çmimit, Brabus 900 kushton 660,000 euro. Me gjithë atë fuqi tejet të madhe që ka, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 270 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat