Pamjet e Land Cruiser të ri, të cilin Toyota nuk ka bërë të ditur se do ta rifreskojë

Auto

Pamjet e Land Cruiser të ri, të cilin Toyota nuk ka bërë të ditur se do ta rifreskojë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 06:24
Toyota

Toyota ka njoftuar së fundmi për mjaft risi, por jo se do ta rifreskojë edhe Land Cruiser

Pa asnjë paralajmërim, është bërë e ditur se Toyota do ta ri sjellë modelin Land Cruiser, përmes disa imazheve të rrjedhura.

Fotografitë e shpërndara nga një llogari në Instagram, e tregojnë pjesën e përparme me përmasa shumë më të mëdha dhe agresive, grillin gjigant, teksa pjesën e pasme e ka të ngjashme me modelin aktual.

Bazuar në punimet e deritanishme, mund të thuhet se ky model ka nevojë për shumë punë dhe se nuk pritet ta shohim së shpejti.

Njohësit e automobilizmit bëjnë të ditur se është i ngjashëm me Land Cruiser GXR, që është shitur vetëm në Lindjen e Mesme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat