Lexus me coupe luksoze

Auto

Lexus me coupe luksoze

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 22:30
Lexus me coupe luksoze

Informacioni rreth versionit të posaçëm të coupé LC luksoze Lexus u bë i disponueshëm dy muaj përpara lansimit të tij në panairin e veturave në tetor, në Paris.

Në shikim të parë, ajo që shfaqet në Lexus LC Limited Edition është ngjyra e verdhë "Napoli Yellow" krijuar posaçërisht për këtë model.

Automobili vjen me paketën Sport plus dhe me Lexus Dynamic Handling.

Lexus LC Limited Edition do të ketë motor hibrid V6 prej 2.9 litrash që zhvillon 354 kuaj fuqi si dhe një motor V8 me atmosferë prej pesë litrash që japin 470 kuaj fuqi.

Çmimi i veturës, shitja e së cilës fillon në nëntor, ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat