Në 50 vjetorin e tyre, Lamborghini restauron super modelet Espada dhe Islero

Auto

Në 50 vjetorin e tyre, Lamborghini restauron super modelet Espada dhe Islero

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 19:21
Lamborghini Polo Storico

Marka e famshme italiane do të festojë jubileun e artë të 2 veturave klasike sportive duke i restauruar këta dy modele e duke e bërë një tur rreth Italisë.

Lamborghini ka treguar se planifikon të bëjë një tur me modelet e restauruara, Espada e Islero nëpër muze në të gjithë Italinë, në fillim të shtatorit, për të shënuar 50 vjetorin e këtyre dy veturave.

Lamborghini Polo Storico, divizioni që restauron modelet historike të kësaj marke, ka përfunduar së restauruari një Espada e Islero të cilët i përkasin Muzeut Lamborghini.

Espada ishte modeli i parë me katër ulëse i prodhuar në historinë e Lamborghinit si dhe është vetura që është prodhuar më së shumti në historinë e markës, me 1226 të 10 vitet e jetës së këtij modeli dhe është i dizajnuar nga Marcello Gandini.

Lamborghini Espada ka motorin 4.0 litërsh V12 dhe ka shpejtësinë maksimale prej 245 kilometra në orë, e ishte Lamborghini i parë me marshe automatike.

Islero është prodhuar nga 1968-ta deri në 70-ën, në dy versione, njëri Islero e tjetri “69 Islero S” i dizajnuar nga Mario Marazzi.

Lamborghini Islero ka rrota shumë të gjera, e motorin V12 që bënë që kjo veturë shpejtësinë maksimale ta kishte 250km/h e 260km/h në versionin S. Vetëm 225 njësi të këtij modeli janë prodhuar, 155 nën emrin Islero e 70 me Islero S.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat