Audi TTS i ri shfaqet në imazhet e rrjedhura, me pamje shumë më agresive

Auto

Audi TTS i ri shfaqet në imazhet e rrjedhura, me pamje shumë më agresive

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 06:17
Audi TTS

Prezantimin zyrtar, pritet ta shohim në fund të vitit në Paris Auto Show

Në imazhet e shkrepura prej spiunëve, kemi mësuar se Audi është duke i bërë një rifreskim modelit TT për ta mbajtur edhe më tutje në jetë.

Nuk është pritur që t’i hiqet shtresa për kamuflazh për një kohë më të gjatë, por rrjedhja e fundit e imazheve, tregon se gjithçka është gati dhe ashtu siç pritej, mund ta shohim në fund të vitit në Paris Auto Show.

Postimet e bëra në Instagram, e tregojnë nga afër pjesën e pasme dhe të përparme, si dhe tërë TTS nga largësia, pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Fillimisht, duket sikur modeli aktual i zgjeruar, por nëse shikohet me kujdes, vërehet se është shumë më agresiv, me elemente të marra nga modeli TT RS. Grilli i modelit që lansohet më 2019, ka grill më të gjerë, të cilit ia janë ndryshuar qelizat dhe tani kanë forma ovale.

I lyer në ngjyrë të kaltër hapur, TTS ka rrota krejtësisht të reja, teksa shihen qartë edhe përfundimet me ngjyrë të lehtë argjendi.

Agresivitet ka edhe në pjesën e pasme, që është shumë më e ulët se paraardhësi, ndërsa tre gypat për nxjerrjen e gazrave i ka në mes.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat