Audi Q1 në shitje nga 2020-a

Auto

Audi Q1 në shitje nga 2020-a

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:11
Audi Q1

Q2 do të jetë modeli Q i Audit më i vogël edhe një kohë, sepse më së largu në 2020-ën do të dalë në shitje SUV-i i tij më i vogël – Q1.

Revista e njohur gjermane “Auto Bild” ka publikuar edhe një fotografi në të cilën shihet pamja e mundshme e këtij SUV-it të vogël, si dhe ka treguar se Q1 në Gjermani do të fillojë me çmim rreth 19,000 euro..

Si bazë për Q1 do të përdoret versioni më i vogël i platformës MQB të Volkswagenit dhe kjo nënkupton se ky model do të jetë në dispozicion me gjeneratën më të re të motorëve benzinë dhe dizel, duke përfshirë motorin benzinë 1.0-litër Turbo, si dhe motorët dizel 1.5 dhe 1.6-litër.

Sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat, 4x4, do të jetë në dispozicion si opsion për zgjedhje por duhet theksuar se ky SUV më vonë do të jetë në dispozicion edhe në version mild-hibrid, plug-in hibrid (me motor benzinë 1.5-litër dhe motor elektrik) dhe në version elektrik.

Audi Q1 do të prodhohet në fabrikën Martorell, në Spanjë, dhe në të njëjtën fabrikë nga viti 2021 do të prodhohet edhe versioni elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat