Mercedes-AMG me makinë të vogël sportive, për të rivalizuar me Porsche Cayman

Auto

Mercedes-AMG me makinë të vogël sportive, për të rivalizuar me Porsche Cayman

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 06:28
Mercedes-AMG

Para disa muajsh, ka pasur disa lajme se Mercedes-AMG po e planifikon një makinë të veçantë, me të cilën do rivalizojë Porsche Porsche 718 Cayman.

Modeli misterioz ende nuk është konfirmuar nga AMG, por Autocar raporton se është në fazat e planifikimit.

Raportohet se do të jetë nën modelin e tanishëm GT, teksa mund ta zëvendësojë SLC, që mund të mos prodhohet më prej kësaj gjenerate. Sikur 718 Cayman, njëjtë do të jetë edhe ky Mercedes me motor në mes.

Pritet të arrijë në dy versione, me tavan statik sikurse Cayman, apo me mundësi të tavanit të hapur sikurse 718 Boxster, ndërsa çmimi pritet të jetë shumë konkurrues me modelet nga Porsche.

Të njëjta burime, thonë se nën kapak mund ta ketë motorin 2.0-litra nga Mercedes që prodhon 400 kuajfuqi, i cili do të shërbejë edhe në modelt A35 dhe A45.

Nuk mungojnë as spekulimet, se do të ketë “linja të pastra”, të cilat mund të jenë të marra nga hiper-makina Project One.

“Ideja është të krijohet një makinë e fuqishme, që është e përballueshme financiarisht dhe mund të shfrytëzohet edhe në pistë”, thuhet lidhur me krijimin e këtij modeli.

Mbetet të shihet, nëse gjatë ditëve në vijim, mund të ketë së paku ndonjë konfirmim nga divizioni AMG, apo po hidhet poshtë si spekulim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat