Supra me gjashtë cilindra

Auto

Supra me gjashtë cilindra

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:15
Toyota Supra

Modeli më i ri Toyota Supra do të prezantohet vikendin e ardhshëm në manifestimin “Goodwood Festival of Speed” që mbahet në Britani të Madhe.

Publiku britanik do të ketë rastin të shohë modelin më të ri të prodhuesit japonez, por fatkeqësisht ai do të paraqitet në formë të kamufluar, të cilin Toyota e përdor që të mbulojë dizajnin e automobilave të ri para premierës zyrtare.

Kur bëhet fjalë për motorin, Toyota ka konfirmuar se do të ketë gjashtë cilindra, por nuk ka dhënë më tepër detaje,  

Spekulohet se bëhet fjalë për turbo-benzinë 3.0 litra me origjinë nga  BMW, i cili zhvillon rreth 340 kuaj fuqi.  

Me këtë konfigurim motorik, Supra e re deri në 100 km në orë arrin për 4,5 sekonda, ndërsa më vonë në ofertë do të gjendet edhe versioni bazik me motor me katër cilindra 2.0 që sigurojnë rreth 250 kuaj fuqi.  

Ndryshe, manifestimi “Goodwood Festival of Speed” mbahet nga data 12 deri 15 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat