Prior Design e bën Mercedes-AMG GT S të duket shumë “agresiv” - Bota Sot
Prior Design e bën Mercedes-AMG GT S të duket shumë “agresiv”

Auto

E premte, 20 korrik 2018

Prior Design e bën Mercedes-AMG GT S të duket shumë “agresiv”

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 08:01
Mercedes-AMG GT S

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Prior Design, në ofertën e saj tani ka një paketë të re “PD700 GTR” për modifikimin e modelit të Mercedes-AMG-së, GT S.

Kjo paketë e bërë nga fibra të karbonit, është krijuar që t’ia japë këtij modeli për dy persona pamje “agresive”. Paketa e re përfshinë spoiler të përparmë të ri, vrimat për ajër anash, set të ri të pragjeve, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, kofanon e modifikuar, difuzer të pasmë të ri si dhe spoiler të pasmë të ri.

Gjithashtu, paketa “PD700 GTR” për këtë Mercedes-AMG GT S përfshinë edhe rrotat 20 ose 21-inç me goma Continental, amortizatorët H&R (vetura tani është më e ulët për 40 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interier të modifikuar – i cili përbëhet nga disa elemente nga fibra të karbonit, lëkurë Alcantara, logon “Prior Design” në timonin sportiv dhe mbajtësit e kokës.

Mercedes-AMG GT S ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 522 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h, por në këtë rast nuk dihet nëse Prior Desing e ka përforcuar motorin e këtij modeli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test