Gjigandi i Koresë së Jugut Hyundai ka demantuar pohimet e mediave se planifikon të blejë grupin italian-amerikan Fiat Chrysler Automobiles (FCA).
Hyundai zyrtarisht mohoi spekulimet se mund të bëhet pronari më i madh i një prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë, transmeton KosovaPress.
"Thashethemet e tilla janë pa bazë," tha zëdhënësja e kompanisë Hyundai, Michael Stewart.