VW dërgon punëtorët para kohe në pension - Bota Sot
VW dërgon punëtorët para kohe në pension

Auto

E premte, 20 korrik 2018

VW dërgon punëtorët para kohe në pension

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 18:30
Rezultat i gjithë kësaj janë tentimet e “pastrimit” të pozitave udhëheqëse duke filluar nga punëtorët e vjetër me rastin e zbatimit të politikës të diskriminimit në moshë.

Punonjësi në fabrikën Volkswagen në Tenessi, Jonathan Manley, argumenton se prodhuesi gjerman ka diskriminuar punëtorët për më shumë se 50 vjet.

Sipas padisë që ai paraqiti, Volkswagen po përpiqet të paraqitet si një kompani "e re" që nga shpërthimi i skandalit "Dieselgate" në vitin 2015.

Rezultat i gjithë kësaj janë tentimet e “pastrimit” të pozitave udhëheqëse duke filluar nga punëtorët e vjetër me rastin e zbatimit të politikës të diskriminimit në moshë.

Manley pretendon se është degraduar nga pozita e asistentit të logjistikës në fabrikën e Chattanooga për shkak të përpjekjeve të VW për të shpëtuar imazhin e një "motorit të vjetër dizel" dhe që atëherë nuk arriti të gjejë një tjetër pozitë në kompani.

Në akuzë thuhet se VW planifikon të largojë rreth shtatë mijë punëtorë në fabrikat e veta në Amerikën Veriore dhe Jugore, të lindur në periudhën ndërmjet viteve 1955-1960 dhe t’i dërgojë më herët në pension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test