Mercedes klasa A nuk do të jetë krejtësisht elektrike - Bota Sot
Mercedes klasa A nuk do të jetë krejtësisht elektrike

Auto

E enjte, 20 shtator 2018

Mercedes klasa A nuk do të jetë krejtësisht elektrike

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 18:28
Mercedes-Benz

Mercedes-Benz paralajmëroi se gjenerata e prezantuar së fundi e gjeneratës së klasës A do të ketë dy agregate hibridë, por nuk planifikohet të ketë motor krejtësisht elektrik.

Modelet me motor hibrid PHEVS do të quhen A220e 4Matic dhe A250e 4Matic në kombinim të motorit benzinë 1,3 litra, të zhvilluar nga Daimler dhe Renault.

Dallimi i vetëm ndërmjet dy modeleve do të jetë për nga fuqia, pasi varianti me benzinë do të ketë 136 kuaj fuqi, ndërsa ai më i fuqishmi do të sigurojë 163 kuaj fuqi. 

Elektromotori në të dyja versionet do të ketë 90 kuaj fuqi.  Nuk ka paralajmërime se kur klasa A me motor hibrid do të debutojë, por pritet që kjo të ndodhë në tetor në sallonin e automobilave në Paris.  

Ndërkohë, Mercedes nuk planifikon që në gjeneratën e katërt të klasës A të vendosë motor të pastër me rrymë, pasi klasën elektrike do ta koncentrojë kryesisht në nënbrendin EQ, ku tash për tash janë të njohur vetëm dy modele, EQ A dhe SUV EQ C.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test