Edhe Ford nuk merr pjesë në panairin e Gjenevës

Auto

Edhe Ford nuk merr pjesë në panairin e Gjenevës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 22:08
Ford

Pas Volvo, edhe Fordi amerikan njoftoi se nuk do të jetë pjesë e panairit të veturave që vitin e ardhshëm mbahet në Gjenevë.

Kjo për shkak se plani i premierave të modeleve Ford nuk përshtatet në orarin e një prej panaireve më prestigjioze të automobilave në botë.

Në vend se të vijë në panairin e parë të madh evropian të vitit, Ford, ashtu si Volvo, do të organizojë ngjarjen e vet.

Ford planifikon të organizojë një eveniment të ri "Go Further" në pranverën e vitit 2019, në të cilin do të prezantojë një model të paidentifikuar për tani dhe do të zbulojë detaje të reja rreth strategjisë së elektrizimit të automjeteve të tij.

Spekulohet se Ford do të paraqesë modelin e tij të parë hibrid, si dhe versionin plug-in hibrid të furgonit Transit Custom.

Nuk ka ende konfirmim se ku do të zhvillohet kjo ngjarje, por pritet që ky të jetë vendi ku automjetet elektrike janë veçanërisht të njohura, si Norvegjia dhe Holanda.

Ndërkohë, Ford do të prezantojë së shpejti Fokusin e ri në Festivalin Goodwood më 12 korrik, së bashku me Fiesta ST.

Duke pasur parasysh se Britania e Madhe është tregu më i madh i Fordit në Evropë, kjo nuk është një surpriz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat