BMW X6 2019 me pamje më të mirë se që pritej

Auto

BMW X6 2019 me pamje më të mirë se që pritej

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 13:47
BMW X6 2019

Pas prezantimit të gjeneratës së pestë të X5, ka ardhur koha që BMW ta prezantojë edhe X6.

Spiunët e kanë parë këtë makinë të re, teksa testohej në Karolinën e Jugut, ku edhe pritet të prodhohet, njëjtë sikurse X5 dhe X7.

Me arkitekturën CLAR që e ka trashëguar nga X5, modeli X6 që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë hapësirë më të madhe për udhëtarë, ndërsa pamje shumë më elegante.

Derisa pamja e X6 të tanishëm, është paska e çuditshme dhe lë shumë për të dëshiruar, pritej që edhe pasardhësi të ketë ngjashmëri të mëdha. Por, imazhet e shkrepura nga spiunët, tregojnë se makina e re ka pamje shumë më të mirë se që pritej, teksa ngjanë mjaftë me X4.

Nën kapak, pritet që t’i ketë kapacitetet e njëjta me X5, që është i pajisur me motorin 3.0-litra që prodhon 335 kuajfuqi.

Pritet që BMW X6 të prezantohet shumë shpejtë, në kohë përafërsisht të njëjtë kur edhe X5 do të lansohet në treg. Mbetet të shihet nëse do të jetë vetëm me naftë, apo do të ketë edhe një motor elektrik. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat