Volkswagen po investon në dyfishimin e kapacitetit të baterive të makinave elektrike - Bota Sot
Volkswagen po investon në dyfishimin e kapacitetit të baterive të makinave elektrike

Auto

E premte, 20 korrik 2018

Volkswagen po investon në dyfishimin e kapacitetit të baterive të makinave elektrike

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 06:34
Prodhuesi gjerman Volkswagen, ka bërë një investim të madh, në dyfishimin e kapacitetit të baterisë

Në mënyrë që ta lë pas skandalin me naftë, Volkswagen po mundohet që të prodhojë makina sa më të përsosura elektrike.

Për fat të keq, të gjitha këto EV e kanë një problem të përbashkët – kapacitetin e baterisë. Modeli i tanishëm e-Golf, është larg prej rivalit nga Tesla.

Andaj VW ka nënshkruar kontratë me QuantumSpace Corporation me bazë në Kaliforni, për krijimin e baterive të reja me bazë të fortë, që do të përdoren në makinat e reja elektrike.

“Po provojmë të përshpejtojmë komercializimin e baterisë me bazë të fortë, me këtë kompani që është e specializuar në këtë aspekt” ka thënë Dr. Alex Heinrich, që është një prej zyrtarëve të lart në Volkswagen.

Si pjesë e sipërmarrjes së përbashkët, Volkswagen investon 100 milionë dollarë në SolidScape dhe bëhet aksionari më i madh i kompanisë, megjithëse konfirmimi përfundimtar është në pritje të miratimit rregullator.

SolidScape që është themeluar më 2010 dhe do të jetë partner i shkëlqyer për VW, në saje të patentave dhe mbi 200 aplikacioneve për patenta për baterinë e ngurtë.

Këto lloj bateri, po konsiderohen si e ardhmja në sferën e makinave elektrike. Teorikisht, Volkswagen konsideron që kapacitetin e baterisë së e-Golf që është 300 kilometra, ta risë për së paku 850 kilometra, me një mbushje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test