Porsche 911 Speedster duket se është gati për prodhim

Auto

Porsche 911 Speedster duket se është gati për prodhim

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 06:32
Vetëm pritet data, kur do të bëhet njoftimi për fillimin e prodhimit

Në fillim të muajit, Porsche ka prezantuar konceptin e 911 Speedster, që është një model thuajse i ngjashëm me GT3, transmeton Telegrafi. Prodhuesi gjerman, është angazhuar për një kohë të gjatë në këtë model, ndërsa prezantoi vetëm një koncept të pa detajuar.

Mirëpo, pamjet që janë marrë nga spiunët, e tregojnë këtë Speedter që duket se është gati për prodhim, ndërsa ka edhe disa detaje që nuk janë parë në koncept.

Çfarë bie më së shumti në sy, është tavani me mundësi të hapjes, që nuk ka asnjë shtresë kamuflazhi. Pritet që kjo pjesë të hapet dhe mbyllet në mënyrë manuale, në mënyrë që të kursehet sa më shumë në peshë. Të zbuluara janë edhe pjesa e përparme, që lejon të shihet që mbrojtëset janë shumë më të gjëra.

Ky model që pritet të jetë edhe si gjenerata e dytë e 911, pritet të prezantohet gjatë muajit që vjen në Goodwood Festival of Speed. Deri atëherë, mund të shikohen fotografitë dhe të mendohet se çfarë pamje mund të ketë, ndërsa dihet se do të ketë motorin 4.0-litra që prodhon 500 kuajfuqi, njëjtë sikurse GT3.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat