Paketë e kufizuar për Porsche 911 Turbo S me 640 kuajfuqi

Auto

Paketë e kufizuar për Porsche 911 Turbo S me 640 kuajfuqi

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 08:24
Porsche 911 Turbo S

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, TechArt, ka përgatitur një paketë të veçantë enkas për modelin 911 Turbo S të Porsches.

TechArt thotë kjo paketë është në dispozicion vetëm për 30 klientë dhe me çmim prej 29,991 euro.

Kjo paketë e kësaj kompanie për këtë 911 Turbo S, përfshinë spoiler të përparmë, pragjet e reja, difuzer të pasmë, spoiler të pasmë, vrimat për ajër, rrotat nga alumini, amortizatorët e modifikuar (vetura tani është më e ulët për 30 mm), sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, etj. Po ashtu, edhe interieri i këtij modeli është modifikuar, ku tani përbëhet nga timoni me lëkurë dhe disa detaje me ngjyrë të verdhë, si dhe motori i tij është përforcuar.

Sa i përket përforcimit, sipas TechArt, ky 911 Turbo S tani është me kapacitet prej 640 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 338 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat