Jeep freskon Renegade

Auto

Jeep freskon Renegade

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:38
Renegade

Prodhuesi amerikan ka publikuar fotot dhe detajet teknike të versionit të ristrukturuar të SUV-it më të vogël, i cili debutoi në fillim të qershorit para publikut në panairin e veturave në Torino.

Ndryshe nga dy fotografitë e para që u zbuluan vetëm nga pjesa e përparme dhe e pasme e makinës, tani kemi mundësinë të shohim modelin e ridizajnuar nga të gjitha këndet, por edhe të shohim kabinën e një automjeti të ristilizuar ku kryhen edhe disa ndërhyrje stilistike dhe funksionale.

Kur bëhet fjalë për motorizimin, versioni bazë ka motor me tre cilindra 1.0 litra benzinë me 120 kuajfuqi. 

Oferta e versionit benzinë  plotësohet nga një motor me katër cilindra 1.3 litërsh që mund të porositet në variantet me 150 dhe 180 kuaj fuqi.

Opsionet e naftës përfshijnë një motor 1,6 litërsh që sjell 120 kuaj fuqi dhe një motor 2.0 që është në dispozicion në versionet me 140 dhe 170 kuaj fuqi.

Jeep Renegade për 2019 do të mbërrijë në shtator dhe do të jetë në dispozicion në katër pako pajisje: Sport, Longitude, Limited dhe Trailhawk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat