Mazda RX-7 feston 40 vjetorin, pritet të lansohet një RX-9 krejtësisht i ri

Auto

Mazda RX-7 feston 40 vjetorin, pritet të lansohet një RX-9 krejtësisht i ri

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 06:40
I kemi tri gjenerata të RX-7, një RX-8, andaj pre të mos ketë edhe RX-9

Më 1978 Mazda e ka lansuar gjeneratën e parë të RX-7, që i ndihmoi këtij prodhuesi japonez, ta rrisë reputacionin në masë të madhe.

Modeli që u bë shumë i kërkuar në atë kohë dhe u pasua edhe m dy gjenerata të tjera, tani feston 40 vjetorin e lasnimit. Gjatë viteve të 70-ta, prodhuesit duhet t’ju përshtateshin krizës së derivateve dhe të prodhonin makina sportive, që nuk e kanë motorin aq të fuqishëm.

Për këtë arsye, Mazda e ka vlerësuar situatën dhe ka krijuar një makinë sportive më të vogël, që nuk shpenzon shumë, ndërsa arrin shpejtësi të kënaqshme. Kjo bëri që gjenerata e parë e RX-7 të shitet në 470 mijë njësi, para se të lansohet gjenerata e dytë më 1985.

Më 1992 u lansua gjenerata e tretë dhe e fundit e këtij modeli, që qëndroi në treg deri më 2002. Pas disa vitesh, ky model u largua prej prodhimit, për tu zëvendësuar me RX-8.

Car and Driver e ka vendosur RX-7 në mesin e dhjetë veturave më të mira, ndërsa e njëjta veturë ka dalë fituese në 24 Hours of Spa, që është zhvilluar më 1981.

Për të festuar katër dekadat e këtij modeli 4.0-litra, Mada ka bërë një video të shkurtër, që kombinon të tri gjenerata e RX-7. Por, entuziastët kërkojnë më shumë dhe do ishte e përkryer, sikur të lansohej një RX-9 krejtësisht i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat