Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, Tesla Roadster do ta zë për 1.9 sekonda

Auto

Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, Tesla Roadster do ta zë për 1.9 sekonda

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:07
Tesla Roadster

Integrimi i pakos SpaceX Performance, do t’i japë shpejtësi enorme

Elon Muska ka bërë të ditur se gjenerata e dytë e Roadster, do të ofrohet me pakon opcionale SpaceX Performante, që do t’i rrisë edhe më shumë perfomancën e kësaj makine elektrike.

E njëjta pako që do të integrohet edhe në Semi, pritet të shfaq forcën dhe të tejkalojë shpejtësinë e makinave me naftë dhe benzinë. Gjatë një postimi në llogarinë e rrjetit social, Musk ka thënë se pavarësisht kësaj pakoje, Roadster i ri do të jetë i fortë dhe i fuqishëm, si dhe super i përditësuar.

Integrimi i SpaceX do t’ia mundësojë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë t’i zë për 1.9-sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 400 kilometrave në orë.

Bateria me 200 kWh që mbushet nga tre motorë, i mundëson që të kalojë 997 kilometra pa ndërprerje. Me këto ndryshime, Roadster shumë lehtë mund të hyjë në territorin e hiper-makinave.

Në anën tjetër, nuk bëhen të ditura detajet, apo edhe nëse është duke u punuar në ndonjë prototip. Fotografitë e postuara në Reddit, e shfaqin këtë Tesla pa pjesën e brendshme, që lënë të kuptohet se është një makinë vetëm për prezantim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat