Jeep prezanton Renegade 2019, që ka pësuar ndryshime shumë të vogla - Bota Sot
Jeep prezanton Renegade 2019, që ka pësuar ndryshime shumë të vogla

Auto

E shtunë, 23 qershor 2018

Jeep prezanton Renegade 2019, që ka pësuar ndryshime shumë të vogla

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 06:54
Jeep Renegade 2019

Para disa ditësh, ka qarkulluar në media një imazh, që e tregon nga afër Jeep Renegade 2019.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ashtu siç pritej, ky model është prezantuar në Turin Auto Show të Italisë.

Përshtypjet e para, janë se është i njëjtë sikur ai i prezantuar para tri vitesh, por ja që kemi disa elemente ndryshe.

Ndryshimet kozmetike, janë limituar në pjesën e dritave të përparme, si dhe hapësirën e pasme.

Në këtë të fundit, është eliminuar linja e zezë, si dhe bien në sy dritat që kanë formën e shkronjës X.

Me anë të këtyre intervenimeve, besohet që i janë rritur përparësitë modelit Renegade, të cilit ende nuk i është shfaqur enterieri.

Në Evropë do të del në shitje me motor 1.0-litra dhe tre cilindra që prodhon 120 kuajfuqi, si dhe versionin me 1.5-litra që prodhon 150 apo 180 kuajfuqi.

Por, makinat që shiten në Shtetet e Bashkuara, pritet të kenë më shumë kuajfuqi. Mbetet që ditëve në vazhdim, të njoftohet se kur lansohet dhe sa do të kushtojë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test