Grand Cherokee i ri me platformë të Alfa

Auto

Grand Cherokee i ri me platformë të Alfa

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:25
Derisa modeli aktual do të porositet vetëm në versionin me dy palë ulëse, Jeep planifikon që në ofertën e gjeneratës së re ta pasurojë me versionin me tri palë ulëse.

Në mesin e modeleve, të cilat FCA do t’i lansojë gjatë planit të ri pesëvjeçar do të jetë edhe Jeep Grand Cherokee i gjeneratës së re.

Derisa Grand Cherokee aktual është i bazuar në platformën e vjetër mekanike që nga koha e Daimlerit, para vitit 2009, SUV i ri do të përdor[ platnformë plotësisht të re mekanike, të cilën do ta ndajë me modelet sikurse janë Alfa Romeo Stelvio dhe Giulia.  

Grand Cherokee i ri do të ketë edhe disa sisteme të vozitjes autonome, ndërsa nga viti 2022 ky model do të marrë edhe teknologjitë tjera të avancuara të automobilave vetëvozitës.

Derisa modeli aktual do të porositet vetëm në versionin me dy palë ulëse, Jeep planifikon që në ofertën e gjeneratës së re ta pasurojë me versionin me tri palë ulëse. 

Përveç, modelit të ri Jeep Grand Cherokee, me planin e ri pesëvjeçar parashihen edhe modelet Renegade, Compass, kamionçina Jeep dhe kthimi i modeleve Wagoneer dhe Grand Wagoneer.  

Ndryshe, gjenerata e katërt e Jeep Grand Cherokee prodhohet nga viti 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat