VW me model të ri për tregun kinez

Auto

VW me model të ri për tregun kinez

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:07
Gjigandi gjerman paraqiti crossoverin e ri për Kinën, i quajtur Tharu, bazuar në Skoda Karoq.

Klasa e SUV po bëhet gjithnjë e më shumë dominante në tregun e makinave dhe veçanërisht kërkohet në Kinë.

Kjo është arsyeja pse prodhuesit e shumtë shpesh lëshojnë modele të reja për Kinën, dhe më e fundit në seri është Volkswagen.

Gjigandi gjerman paraqiti crossoverin e ri për Kinën, i quajtur Tharu, bazuar në Skoda Karoq.

I quajtur sipas fisit të Nepalit, Tharu është paraqitur si një "familje e fuqishme SUV" me një gjatësi prej 4.45m. Në pjesën e përparme, ai kujton VW Atlas, i cili shitet në Kinë nën emrin Teramont, ndërsa në pjesën e fundit "kap" linjat e Tiguana aktuale.

Modeli ka një motor 1.2 TSI me 150 kuaj fuqi dhe ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive. Ai do të shitet në Kinë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat