BMW përgatit premierën e madhe për Paris: X5 ose Z4?

Auto

BMW përgatit premierën e madhe për Paris: X5 ose Z4?

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:56
BMW

Për dallim nga shumë prodhues që do të kapërcejnë sallonin e veturave në Paris, BMW do të marrë pjesë në këtë manifestim.

Njëra nga arsyet për të marrë pjesë në panair nga ana e BMW-së është fakti se ky prodhues në kryeqytetin francez do të prezantojë të paktën për publikun një model të ri.

Kjo është konfirmuar nga ana e vetë kompanisë, zyrtarë të të cilës megjithatë nuk kanë dashur të zbulojnë më tepër detaje ndonëse përmendet se në mesin e kandidatëve mund të jetë para se gjithash modeli X5.

BMW X5 për 2019 është testuar, ndër tjerash, në Afrikën Jugore, por edhe në veri të rrethit Arktik dhe në Suedi.

Gjenerata e re X5 do të ketë sistem të ri të boshtit, për të cilin BMW pohon se do të jetë unik në këtë segment të SUV-it.

Pakoja e re  "off-road" do t’i mundësojë automobilit balancë impresiv ndërmjet udhëtimit komod në rrugë dhe aftësive në terren.

BMW X5 për 2019 do të ketë pamje agresive dhe do të jetë në dispozicion në motor benzinë dhe dizel.  Në mesin e motorëve benzinë pritet të ketë vend edhe për agregatin me 4 cilindra 2.0 litra me 252 kuaj fuqi dhe 3.0 litra me 6 cilindra, i cili zhvillon 340 kuaj fuqi. Në krye të ofertës është edhe versioni 4.4 V8 me 600 kuaj fuqi.

Gamën e dizelit e përbën motori me fuqi prej 231 kuaj fuqi deri 400 kuaj fuqi.

Kandidati i dytë për premierën e madhe në Paris është edhe BMW Z4 me gjashtë cilindra, 3.0 litra, i cili siguron rreth 385 kuaj fuqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat