Interesim i madh për Nissan Leaf - Bota Sot
Interesim i madh për Nissan Leaf

Auto

E hënë, 18 qershor 2018

Interesim i madh për Nissan Leaf

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:51
Nissan Leaf

Për çdo dhjetë minuta në Evropë shitet nga një Leaf elektrik i gjeneratës së re dhe deri më tash kjo veturë është porositur për blerje nga 37.000 njerëz.

Nissan Leaf 2 ka arritur në sallonet e shitjes para tetë muajsh dhe ka vazhduar hapave të pararendësit, i cili ishte automobili më i shitur elektrik në Evropë.

Deri më tash në tregun evropian janë shitur rreth 100.000 njësi të modelit Leaf 1 dhe 2, derisa në gjithë botën rreth  320.000 njerëz vozitin këtë automobil.

Gjenerata e parë e modelit Leaf është paraqitur në vitin 2010 dhe është shitur përgjatë shtatë viteve të kaluar, derisa pasuesi është prezantuar në vitin 2017.  Leaf 2 ka motor prej 150 kuaj fuqi, bateri me kapacitet 40 kWh dhe shpejtësi maksimale 144 km/h.

Sipas testit amerikan EPA, Leaf 2 mund të kalojë rreth 240 km me një mbushje, derisa testi evropian NEDC vlerëson se automobili ka autonomi prej madje 378 km. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test