Peugeot me model të ri

Auto

Peugeot me model të ri

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 21:03
Peugeot

Prodhuesi francez ka njoftuar se së shpejti do të mbahet premiera e modelit të tij më të ri, i cili pritet të jetë një Peugeot 508 SW.

Pas prezantimit të limuzinës së versionit të ri 508, Peugeot paralajmëron se termini i parashikuar për variantin SW do të jetë në sallonin e veturave në Paris, i cili mbahet në tetor. Deri atëherë, kompania franceze pritet të zbulojë detaje teknike dhe të publikojë fotografitë zyrtare.

Blerësit presin që Peugeot 508 SW të ketë bagazh shumë më të madh se ai në limuzinë, i cili është 487 litra. Dizajni i pjesës së përparme të veturës do të merret nga versioni Sedan, ashtu sikurse edhe motorizimi.

Në dispozicion do të jetë paleta e agregateve me benzinë dhe dizel që ndryshojnë nga 128 deri 222 kuaj fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat