Turkish Cargo transporton “makinën më të shpejtë në botë” - Bota Sot
Turkish Cargo transporton “makinën më të shpejtë në botë”

Auto

E premte, 22 qershor 2018

Turkish Cargo transporton “makinën më të shpejtë në botë”

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 09:26
Turkish Cargo

Turkish Cargo, ka transportuar nga Dubai për në Toronto të Kanadasë “Devel Sixteen”, e cila cilësohet si “makina më e shpejtë në botë".

Në një deklaratë nga sekretaria për shtyp e Turkish Airlines (THY), bëhet e ditur se Turkish Cargo, që ofron shërbimin e transportit në 121 shtete të botës ndodhet në pozicionin e një marke që rritet më me shpejtësi në këtë fushë sipas të dhënave globale për transportin ajror (cargo). Turkish Cargo, me një operacion të suksesshëm nga Dubai me një ndalesë në Stamboll ka transportuar në Toronto “Devel Sixteen”, e cila njihet si makina më e shpejtë në botë.

Turkish Cargo, me ekipet e saj të ekspertëve dhe në përputhje me mbrojtjen dhe rregullat e veçanta të transportit të ngarkesave ka realizuar një nga operacionet e saj të suksesshme speciale të ngarkesave duke transportuar makinën luksoze, që njihet edhe me emrin “hiper”, një prodhim i veçantë me vlerë 2.2 milionë dollarë.

Makina e prodhuar nga kompania Devel, me qendër në Dubai, impresionon me karakteristikat dhe dizajnin e saj. Makina, e prodhuar posaçërisht për pista, ka një motor me 16 cilindra 12.3 litra me 5.000 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 563 kilometrash në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test