Volvo është duke punuar në një V60 të ri

Auto

Volvo është duke punuar në një V60 të ri

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 08:49
Volvo

Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk tregojnë pothuajse asgjë tjetër, vetëm se është një Volvo.

Reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë gjatë fazës së testimit, një makinë të re nga Volvo, që sipas të gjitha gjasave është një V60. Por, shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk lënë të vërehet asgjë tjetër, por kapëseve në rrota që janë shumë më të mëdha se të paraardhësit.

Makina ishte shumë më e ulët se V60 i tanishëm, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një model sportiv. Në këtë formë, prodhuesi suedez mund të jetë duke e krijuar një veturë të re, me të cilën do rivalizojë BMW M dhe Mercedes-AMG.

Pavarësisht shtresave që kryen punën si duhet, njohësit e makinave besojnë se do të ketë pamje agresive dhe fuqi të lartë. Kjo bie ndesh me parimet e kompanisë Volvo, që njihet për siguri të lartë dhe komoditet, ndërsa fuqinë dhe përformancën i ka në rend të dytë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat