Citroen përgatit kthimin e C4 dhe C5

Auto

Citroen përgatit kthimin e C4 dhe C5

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:34
Citroen

Pavarësisht forcimit të modelit C4 Cactus, i cili u ridizajnua kah fundi vitit të kaluar, ky automobil nuk paraqet zëvendësim adekuat për hatchbak-un evropian nga segmenti C, andaj Citroen tashmë planifikon trashëgimtarin e gjeneratës së dytë të modelit C4.

Drejtoresha e kompanisë Linda Jackson tha se C4 është tepër i rëndësishëm për tregun evropian dhe është i domosdoshëm një pasues në këtë segment.

Duke mos zbuluar detaje tjera, ajo tha se dy Citroenët e kaluar C4 kanë ndarë platformën mekanike me modelet Peugeot 307 dhe 308, dhe pritet që kjo praktikë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Platforma për C5 e ri tashmë është i përgatitur, pasi Peugeot në fillim të vitit prezantoi modelin e ri 508, në panairin e veturave në Gjenevë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat