Porsche mendon të lansojë dy modele hibride më 2019

Auto

Porsche mendon të lansojë dy modele hibride më 2019

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:54
Porsche 911

Porsche 911 i ri, që pritet të lansohet më 2019, do të jetë modeli i parë i prodhuar nga kjo kompani me versionin hibrid.

Sipas “Auto-Express”, kompania megjithatë ka vendosur të befasojë të gjithë duke lansuar dy modele, një që do të zëvendësojë modelin aktual Carrera dhe një tjetër që vjen në majë të linjës, potencialisht krahas modelit 911 Turbo.

Në raportim theksohet se platforma bazë e modeleve prestigjioze të kompanisë është e përshtatshme edhe për modelet hibrid.

Një kombinim hibrid do të shtojë të paktën edhe 250 kilogramë peshë në modelin e ri.

Deri më 2025, Porsche synon që 25 për qind e shitjeve të jenë në tregun elektrik, 25 hibrid dhe 50 të motorëve me djegie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat