Edhe pse gjenerata e tretë e modelit X5 prodhohet që pesë vjet, BMW po përgatitet për prezantimin e pasuesit të tij të ri që do të ketë sivjet premierën.
Siç thonë në prodhuesin bavarez, X5 i ri do të ketë karakteristika më të mira "off-road" në krahasim me të gjitha gjeneratat e deritanishme të këtij automobili.
BMW X5 për 2019 është sprovuar në Afrikën Jugore, por edhe në veri të rrethit Arktik dhe në Suedi.