I vetmi Koenigsegg Agera RS Gryphon, përfshihet në aksident për herë të dytë

Auto

I vetmi Koenigsegg Agera RS Gryphon, përfshihet në aksident për herë të dytë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:44
Koenigsegg Agera RS Gryphon

Derisa ishte në fazën finale të testimeve, Agera RS Gryphon është përfshirë në një aksident. Gjithçka ndodhi në prani të ekspertëve të Koenigsegg, ndërsa nuk mbeti ndonjë i lënduar. Por, për të përmirësuar dëmtimet, modeli i vetëm i këtij lloji, u vonua shumë për tu dërguar te klienti. Pa u bërë ende një vit i plotë, super-vetura unike është përfshirë sërish në aksident.

Kësaj radhe, nga vet pronari që doli jashtë rruge, por shpëtoi pa lëndime. Nuk bëhen të ditura motivet e aksidentit, por besohet se mos përshtatja me kushtet e trafikut ka bërë që të humbë kontrollin, mbi makinën që ka 1,360 kuajfuqi. Për pasojë, eksterieri me fibra karboni ka marrë dëmtime të konsiderueshme.

Prodhimi për Agera RS tashmë ka përfunduar, pasi Koenigsegg është fokusuar në Regera të ri. Në anën tjetër, një Agera më garues pritet ta shohim gjatë vitit që vjen, sipas të gjitha gjasave në mars kur të fillojë Geneva Motor Show.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat