Veturat pas vitit 2021 me 11 sisteme të reja të sigurisë - Bota Sot
Veturat pas vitit 2021 me 11 sisteme të reja të sigurisë

Auto

E martë, 19 qershor 2018

Veturat pas vitit 2021 me 11 sisteme të reja të sigurisë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 18:42
Këto sisteme, sipas KE-së, do të përgjysmojnë numrin e të viktimave dhe të lënduarve (26,000 në vit sipas analizës së fundit) në aksidentet rrugore.

Komisioni Evropian ka kërkuar nga prodhuesit e automobilave vendosjen e 11 sistemeve të reja të sigurisë të detyrueshme për të gjitha automjetet e reja duke filluar nga viti 2021.

Këto sisteme, sipas KE-së, do të përgjysmojnë numrin e të viktimave dhe të lënduarve (26,000 në vit sipas analizës së fundit) në aksidentet rrugore.    

Që nga viti 2010, Bashkimi Evropian ka ulur numrin e aksidenteve me 20%, por Komisioni Evropian thekson se nuk ka pasur rënie të konsiderueshme që nga viti 2013.

Vlerësohet se vendosja e kësaj pakete sigurie do të shpëtojë rreth 7,300 jetë dhe do të parandalojë 39,000 lëndime serioze për periudhën 2020- 2030.

Një nga sistemet që do të kërkohet është kamera e pasme, e cila ka qenë e disponueshme prej vitesh si një pajisje, duke kursyer rreth 95 jetë në vit në SHBA.

Ndër masat e reja që kërkohen nga KE-ja janë edhe vendosja e rripave të avancuar të sigurisë, mbështetja inteligjente për shpejtësi, ndihma për përcjelljen e korsive etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test