Rolls-Royce Cullinan është makina SUV më e shtrenjtë në botë – ja pesë alternativa më të lira - Bota Sot
Rolls-Royce Cullinan është makina SUV më e shtrenjtë në botë – ja pesë alternativa më të lira

Auto

E martë, 21 gusht 2018

Rolls-Royce Cullinan është makina SUV më e shtrenjtë në botë – ja pesë alternativa më të lira

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:09
Rolls-Royce Cullinan

Makina SUV më e shtrenjtë në botë, ka bërë që të tjerat të duken ‘pak’ më të mira

I shumëprituri Cullinan tashmë ka arritur dhe me çmim fillestar prej 275 mijë eurove, bëhet makina SUV më e shtrenjtë në botë.

Përkundër shumës, mund të keni motorin me 6.75-litra V12 që prodhon 563 kuajfuqi.

Po që se kërkohen opsione shtesë, Rolls-Royce i plotëson të gjitha kërkesat, vetëm se ato nuk vijnë lirë.

Në anën tjetër, nëse nuk keni aq para për ta blerë, janë pesë alternativa tjera më ekonomike, që ofrojnë kushte të përkryera.

Range Rover SVAutobiography

Cullinan është SUV-i më i shtrenjtë dhe më i mirë në botë, por për gjysmën e çmimit të tij, mund të blihet një SVAutobiography. Kjo makinë ka çmim fillestar prej 150 mijë eurove, ndërsa nëse kërkohet i përdorur mund të gjendet edhe me 120 mijë euro. Me këtë shumë, nuk është se do t’ju vije e plotë, po as enterier skelet, pasi e ka shumë të kompletuar pjesën e përparme. Makina me 5.0-litra V8 prodhon 557 kuajfuqi.

Image
Range Rover SVAutobiography

Mercedes G550 4×4

Shumë pronarë të Cullinait që kushton 275 mijë euro, nuk guxojnë të shkojnë me të në terrene të vështira. Megjithëse nuk i mungon asgjë, shuma që është paguar për të, bën që të mbahet në rrugë të zakonshme. Në anën tjetër, dikush që ka blerë Mercedes G550 4×4, nuk përton që ta nxjerrë këtë bishë të terreneve të vështira, për një aventurë në natyrë. Makina që kushton prej 200 mijë eurove, e ka motorin 4.0-litra që prodhon 416 kuajfuqi, si dhe sistemin e tërheqjes me të katër rrotat.

Image
Mercedes G550 4×4

Bentley Bentayga

Asnjëherë nuk është menduar, se Bentley Bentayga do të dilte ndonjëherë në listën e makinave të lira SUV. Me 195 mijë euro, W-12 dhe 600 kuajfuqi, kjo makinë është e fuqishme dhe e lirë në të njëjtën kohë. Që i bie të jetë afro 85 mijë euro më lirë se Rolls Royce. Megjithëse ky i fundit është shumë më luksoz, Bentayga është shumë më i shpejtë dhe i fuqishëm.

Image
Bentley Bentayga

Rrolls-Royce Phantom

Modeli Phantom është shumë i fuqishëm, modern dhe me shumë hapësirë qëndrimi. Derisa ka makina të tilla, me çmime të ndryshme dhe në raste nevojiten edhe qindra mijëra euro, pse të mos kursehen para dhe të blihet një Phantom që kushton më lirë se 80 mijë euro. Modelet e viteve 2004 dhe 2005, mund të blihen edhe më lirë dhe ofrojnë nivel të kënaqshëm të luksit dhe teknologjisë.

Image
Rrolls-Royce Phantom

Alternativa e fundit, por jo me më pak rëndësi

Të gjithë ata që duan një Cullinan, por nuk kanë të ardhura, për një SUV luksoz, të gjerë dhe të fuqishëm, mund të kërkojnë makina që janë të kombinuara. Kompanitë Lexani dhe Becker, ofrojnë makina të kombinuara, që janë shumë të fuqishme dhe ekonomike. Këto makina janë të bazuara në modelet nga Escalade dhe Exursion, deri te Mercedes Sprinter Van. Eksterieri i tyre nuk e ka prestigjin e makinës së kushtueshme, por mund të lëvizin në çdo terren, kanë ulëse të rehatshme dhe ekrane të shumta brenda.

Image
Lexani dhe Becker
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test