Citroen C5 Aircross arrin përfundimisht në Evropë

Auto

Citroen C5 Aircross arrin përfundimisht në Evropë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:39
Citroen C5 Aircross

Modeli më i ri Citroen C5 Aircross, i cili është në shitje në Kinë që nga vjeshta e kaluar, do të arrijë brenda pak ditësh edhe në tregun evropian.

Citroen C5 Aircross është SUV  kompakt i bazuar në Peugeot 3008 dhe 5008, Opel Grandland X.

Kompania franceze me modelin e ri synon të konkurrojë shitjen e SUV-ave më të shitur në botë, Nissan Qashqai, Toyota RAV4, ndërsa do të prodhohet në Ren.  

Nuk ka të dhëna nëse Citroen ka ndryshuar në krahasim me versionin kinez, i cili posedon dy variante benzinë, prej 165 dhe 200 kuaj fuqi me ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive.

C5 Aircross ka edhe versionin plug-in hibrid me elektromotorë të fuqisë prej 300 kuaj fuqi.  Prezantimi i modelit më të ri të Citroen në Evropë do të bëhet më 24 maj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat