Çipat e Intelit do të lëvizin 8 milionë vetura autonome

Auto

Çipat e Intelit do të lëvizin 8 milionë vetura autonome

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:24
Intel ka konfirmuar këtë marrëveshje për faqen Mashable, edhe pse kushtet e kontratës dhe identiteti i prodhuesve të veturave nuk janë zbuluar.

Mobileye, divizioni i Intel për automjete autonome, nënshkroi një kontratë për sigurimin e teknologjisë autonome për tetë milionë makina për "prodhuesit evropiane", transmeton Reuters, duke cituar një zyrtar të kompanisë.

Intel ka konfirmuar këtë marrëveshje për faqen Mashable, edhe pse kushtet e kontratës dhe identiteti i prodhuesve të veturave nuk janë zbuluar. 

Kushtet e kontratës do të bëhen publike në vitin 2021, kur do të lansohet çipi i ri EyeQ5 Intel projektuar për të drejtuar automjete plotësisht autonome. 

Intel ka konkurruar gjatë me Nvidia dhe AMD për të ofruar çipa për furnizimin e automjeteve autonome. 

Në fund të vitit të kaluar, Nvidia u konsiderua prodhuesi dominues. Mobileye është duke punuar me disa prodhues, duke përfshirë General Motors, Nissan, Audi, BMW, Honda dhe Fiat Chrysler, si për të siguruar furnizimin e niveleve të ndryshme të teknologjisë autonome. 

Kontrata e këtij niveli është një sinjal i qartë për kompani të tjera që prodhojnë çipa për vetura autonome se duhet të bëjnë të mirën e tyre për të konkurruar Intelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat