Në përgatitje Giulia Coupe dhe Alfa SUV - Bota Sot
Në përgatitje Giulia Coupe dhe Alfa SUV

Auto

E mërkurë, 15 gusht 2018

Në përgatitje Giulia Coupe dhe Alfa SUV

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:33
Giulia Coupe

Alfa Romeo në qershor edhe zyrtarisht do të prezantojë coupe-n e re të bazuar në limuzinën Giulia dhe Alfa SUV.

Revista Autocar shkruan se informacionet zyrtare lidhur me këto dy vetura do të bëhen të ditura muajin e ardhshëm nga njeriu i parë i grupit FCA, Sergio Marcione. 

Alfa Romeo Giulia me dy dyer do të ketë motor hibrid 2.9 litra bi-turbo V6, ndërsa duke iu falënderuar elektrifikimit të motorit dhe sistemit për rikuperimin e energjisë, fuqia e përgjithshme e kombinuar do të jetë mbi 640 kuaj fuqi.

Modeli Giulia Coupe do të arrijë në sallonet e shitjes në vitin 2019.

Muajin e ardhshëm do të dihen edhe më shumë detaje lidhur me modelin tjetër më të ri Alfa SUV, i cili në gamë do të marrë vendin nën Stelvia.  Modeli do të ketë motor 2.0 litra turbo benzinë, i cili me mbështetjen elektrike do të zhvillojë rreth 400 kuaj fuqi.  Premiera e kësaj veture është planifikuar po ashtu për vitin 2019.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test