Brabus Adventure 4x4² vërteton se Mercedes G-Class i vjetër është ende i ashpër - Bota Sot
Brabus Adventure 4x4² vërteton se Mercedes G-Class i vjetër është ende i ashpër

Auto

E premte, 25 maj 2018

Brabus Adventure 4x4² vërteton se Mercedes G-Class i vjetër është ende i ashpër

Më: 13 maj 2018 Në ora: 11:11
Brabus Adventure 4x4²

Prapa emrit Brabus Adventure 4x4² fshihet Mercedes-Benz G550 4x4² i modifikuar.

Derisa për gjeneratën e re të Mercedes G-Class thuhet se në asfalt është dukshëm më e “butë” se gjenerata e mëparshme, në kompaninë e njohur Brabus janë marrë me modifikimin e modelit të vjetër. Për bazën e një veture të pa kompromis për të gjitha terrenet e cila duhet të lëvizë pa problem deri në “fund të botës dhe prapa”, në Bottrop shfrytëzuar modelin G550 4x4², karrocerinë e të cilit fillimisht e kanë pajisur me elemente të bëra nga fibra të karbonit.

Ndër detajet më interesante te kjo “bishë” e Brabusit është se vjen me pragjet elektrike (të cilat mund të ulen apo ngrihen sipas dëshirës së vozitësit), dritat LED, mbajtësi i madh në çati, një vrimë të veçantë në raste kur kalohet në një thellësi të caktuar uji dhe litarin për tërheqje në pjesën e përparme i cili përdoret në rastet kur vetura bllokohet në ndonjë rrugë të pakalueshme.

Brabus Adventure 4x4² ka motor të AMG-së, 4.0-litër V8 Bi-Turbo, i cili është me kapacitet prej 550 kuajfuqi dhe në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi. Po ashtu, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 6,7 sekonda.

Sa i përket çmimit, Brabus Adventure 4x4² kushton rreth 540,000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test